Howard befason: Mendoj se Guardiola e ka shkatërruar futbollin
Tim Howard, ish-portieri amerikan që luajti për Mançester Junajtid midis 2003 dhe 2007 dhe që bëri 121 paraqitje për Shtetet e Bashkuara, u pyet për trajnerin e ri, Mauricio Pochettino në podcast-in e ri të Jamie Carragher dhe Gary Neville, “It’s Called Soccer”.
Howard e këshilloi Pochettino-n që të fokusohet në ndërtimin e një ekipi të fortë në mbrojtje dhe të mos përpiqet të bëjë gjëra që ndoshta lojtarët e tij nuk mund t’i bëjnë.
“Unë mendoj se ajo që ndodh është se, në çdo kuptim, Pep Guardiola shkatërroi futbollin. Guardiola i mësoi të gjithëve se mund të luanin futboll ndryshe, sipas stilit të tij. Nuk është kështu. Jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, vetëm tre ekipe në botë mund ta bëjnë vërtet mirë”, shpjegoi ish-portieri.
“Nëse shikoni skuadrat më të mira të Pochettino, Tottenham luajti me dy linja me katër plus dy përpara. Ishin solidë në mbrojtje, ose të paktën përpiqeshin, kështu që unë mendoj se nëse filloni të rrënjosni këtë vendosmëri në mbrojtje, ata kanë mjaft lojtarë në sulm për të qenë të rrezikshëm”.