Osmani: MCC po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës

Osmani: MCC po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, me të cilën ka diskutuar për mbështetjen e sektorit të energjisë në Kosovë.

Osmani përmes një postimi në Facebook, tha se Alice Albright së bashku më MCC-në po vazhdon kontributin e saj në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

“Në New York, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë”, ka shkruar Osmani, raporton rtk.

Share This