UEFA reagon për herë të parë për skandalin në ndeshjen e djeshme në mes Rumanisë dhe Kosovës
Rumania ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Kosovën, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.
“Në minutën e 18-të loja u ndërpre për rreth gjysmë ore, për shkak të një pankarte të vendosur nga ultrasit ‘Të Bashkuar nën Trengjyrësh” ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’.
Përveç kësaj, ata përhapën këngë të ngjashme. Siç pritej, UEFA ka reaguar me atë që ndodhi”, shkruan mediumi rumun “Prosport”.
“Pas sjelljes diskriminuese të tifozëve, ndeshja është pezulluar”, thuhet nga UEFA, raporton ballkani.info.
“Meqenëse UEFA i klasifikoi incidentet si diskriminuese, pritet që Rumania të marrë një dënim prej të paktën një ndeshje pa spektatorë.
“Trikolorët” kanë edhe dy ndeshje për të luajtur në shtëpi me Andorrën dhe Zvicrën”, shkruan media rumune.