Izraeli: Nuk ka plane të menjëhershme për të hyrë në Liban
Një zyrtar ushtarak izraelit tha se Izraeli po fokusohet në operacionet ajrore dhe nuk ka plane të menjëhershme për një operacion tokësor.
Zyrtari tha se sulmet kishin për qëllim kufizimin e aftësisë së Hezbollahut për të nisur sulme të mëtejshme kundër Izraelit.
Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Libanin jugor është rritur në të paktën 182, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë e Bejrutit, raporton atsh.