Rritja ekonomike, Bajrami konteston shifrat e prezantuara nga ekzekutivi

Rritja ekonomike, Bajrami konteston shifrat e prezantuara nga ekzekutivi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, kritikoi Qeverinë Kurti, duke thënë se realiteti është më i zëshëm se propaganda e ekzekutivit.

Ajo tha se kryeministri, para se ta përmendë fjalën ekonomi, duhet t’u tregojë qytetarëve për 273 milionë eurot e dhëna për tenderë sekretë.

Bajrami kërkoi nga Kurti që të tregojë se si një zyrtare e lartë e Vetëvendosjes intervistohet si dëshmitare për një rast korrupsioni në KEK.

Ish-ministrja foli edhe për rritjen ekonomike, duke kontestuar shifrat e dhëna nga ministri Hekuran Murati.

Ani pse nuk ka kurrfarë lulëzimi ekonomik dhe norma vjetore e rritjes ekonomike kur përjashtojmë pandeminë dhe bumin postpandemik është me e ulëta në historinë e pas pavarësisë, e çmimet janë me të lartat, pyetja legjitime është cili është kontributi i qeverisë/Hekuranit në rritje ekonomike, edhe në këtë pak rritje që e kemi sot?, shkruan Bajrami, raporton rtk.

Deputetja e LDK-së kritikon Kurtin, thotë se realiteti është më i zëshëm se propaganda e Qeverisë.

Share This