Kosova fiton tetë medalje në Olbia të Italisë

Kosova fiton tetë medalje në Olbia të Italisë

Tetë medalje, prej tyre katër të argjendta dhe po aq të bronzta është bilanci i suksesit të Kombëtares së Kosovës në karate nëKampionatin Mesdhetar për seniorë, juniorë dhe kadetë, të mbajtur në Olbia të Italisë.

Të argjendtën për senior e fituan vajzat në ekipore, si dhe Redona Gashi në individuale.

Me të bronztën u stolisën, Benjamin Shabani, Behije Mustafa dhe Elmedina Istogu.

Tek juniorët, medalje të argjendtë fituan Ensar Zejnullahu dhe Qëndresa Ibrahimi, ndërsa të bronztën për kadete e fitoi Engjëllusha Isufi.

Share This