Lautaro: Do të punojë edhe dy herë më shumë
Ylli i Interit, Lautaro Martinez, ka thënë se gjithnjë përpiqet të punojë sa më shumë.
Interi mbrëmë u mund nga Milani (1-2), në derbin e madh italian.
Kamponi i botës me Argjentinën, thotë se gjithmonë do të jep më të mirën për ta ndihmuar skuadrën.
“Përpiqem të punoj gjithmonë, të ngre nivelin. Ndjehem sikur jam prapa, do të përpiqem të punoj dy herë më shumë”, ka thënë ai.
“Gjithmonë do të përpiqem të ndihmoj skuadrën, gjithmonë e kam bërë një gjë të tillë”, ka pohuar Martinez.