Rama fjalim në OKB: Shqipëria mbështet plotësisht “Paktin për të Ardhmen”
Kryeministri Edi Rama nga selia e OKB në Nju-Jork, mbajti një fjalë në Samitin për të Ardhmen.
Rama theksoi se “sot sytë e botës duhet të jenë të kthyera në këtë mbledhje. Mund të themi sinqerisht se popujt e botës vazhdojnë të besojnë në premtimin e një të ardhmeje më të mirë ndërsa na shohin të mbledhur këtu”.
“Dyshoj seriozisht për këtë dhe kjo është diçka me të cilën duhet të përballemi nën këtë çati të OKB. Pra ne duhet të kemi kurajon të pranojmë se së fundmi veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg përmbushjes së pritshmërive të popujve që deklarojmë se u shërbejmë”, tha Kryeministri.
Kreu i Ekzekutivit theksoi se “herë pas here, OKB nuk ka arritur të përmbushë shpresat e ne popujve dhe frika për të ardhmen vazhdon të rritet kudo, në lindje, perëndim, veri edhe jug ndërsa krizë pas krize bie mbi ne”.
“Këto kriza na kanë përçarë më tej, e megjithatë dhe midis kësaj trazie, në mënyrë konstante kemi çuar dëm mundësitë që secila kriz na ka paraqitur për një ndryshim kuptimplotë. Pasi t’ja nisim të rindërtojmë atë besim që është gërryer, si të vërtetojmë që veprimi shumëpalësh nuk është thjesht një fjalë boshe, por fuqia që mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen. Si të dëshmojmë që fuqia jonë nuk është thjesht më e madhe sesa përpjekje të fragmentarizuara, të shkëputura dhe ndonjëherë veprimet destruktive të Kombeve individuale, por e vetmja rrugëzgjidhje që kemi për të shpëtuar që një njerëzimi të bjerë në kolaps para syve tanë. Si të frymëzojmë në vend që të demoralizojmë njerëzit e zakonshëm, jetët e të cilave shkatërrohen ditë për ditë nga veprimet e papërgjegjshme të fuqive të vogla dhe të mëdha, përfshirë në Evropë ku një luftë e re ka vënë në pikëpyetje jo vetëm gjithça, por edhe ekzistencën e njerëzimit, të përballur me kërcënimet e marra të hapura për përdorimin e armëve bërthamore. S’i kam të gjitha përgjigjet”, tha Rama.
Më tej, Kryeministri theksoi se “një gjë është e sigut që bota ka ndryshuar dramatikisht. Kombetet e Bashkuara jane themeluar 8 dekada me pare e duket sikur kemi humbur atë që është arsyeja e pastër dhe ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Këtu duhet t’ja nisim dhe t’i marrim ndjesinë e përbashkësisë që ka humbur. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurtë pavarësisht pozitës gjeografike, madhësisë, fuqisë së sitemeve politike. Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht nëse ne nuk përballemi me to me një rend të rienergjizuar shumëpalësh do të dështojmë së bashku. Veprimi shumëpalësh nuk është një zgjedhje, është nevojë urgjente. Problemet me të cilat përballemi sot qoftë si rezultat i veprimeve apo mos veprimeve tona kërkojnë përgjigje kolektive. Ato janë shumë të skajshme dhe shumë globale për t’u përballur mes përpjekjeve të izoluara apo përmes veprimeve konfrontuese”.
Kryeministri Rama deklaroi se “Shqipëria mbështet plotësisht “Paktin për të Ardhmen” dhe të gjithë angazhimet e saj, por më lini të theksoj, angazhimet të vetme nuk janë të mjaftueshme aspak. Ato duhet të përmbushen, të zbatohen. Fjalët qëllimmira duhet të transformohen në vepra dhe veprime të përbashkëta”. /RTSH/