Humbja nga Shqipëria i kushton me shkarkim trajnerit që fitoi EURO 2016, Fernando Santos
Fernando Santos edhe zyrtarisht është shkarkuar nga pozita e selektorit të Polonisë.
Shkarkimi i teknikut portugez vjen pas humbjes 2-0 nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Santos morri drejtimin e Polonisë pasi ishte shkarkuar nga kombëtarja e Portugalisë, me të cilën u eliminua nga Kupa e Botës, duke pësuar humbje nga Maroku.
Polonia renditet në vendin e parafundit të Grupit E, me 6 pikë të grumbulluara.