Osmani: Mërgata në Amerikë, forcë shtytëse e proceseve historike
Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është falënderuese për mikpritjen që e pati atje.
“Bashkë me mërgatën e jashtëzakonshme shqiptare në Amerikë, forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën. Faleminderit, Dom Pjetrit dhe komunitetit tonë për mikpritjen!”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar edhe disa foto nga takimi me mërgatën në SHBA, raporton rtk.