Ancelotti: Luajtëm më mirë, e merituam fitoren ndaj Espanyol-it

Ancelotti: Luajtëm më mirë, e merituam fitoren ndaj Espanyol-it

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me Espanyol-in.

‘Los Blancos’ mundën Espanyol-in (4-1), të shtunën mbrëma në kuadër të La Ligës.

Strategu italian thotë se skuadra e tij bëri lojë më të mirë dhe sipas tij, Real e meritoi fitoren.

“E nisëm mirë lojën dhe reaguam pasi ishim 0:1. Ishim të kompletuar. Luajtëm më mirë se në ndeshjet e kaluara, kishim më shumë ritëm dhe gjeneruam më shumë mundësi. Jam i lumtur”, ka thënë Ancelotti.

Pas kësaj fitore, Real tani ka 14 pikë, vetëm një pak se lideri i tabelës, Barcelona e cila sonte luan në udhëtim tek Villareali.

Share This