Richarlison shpërthen në lot në fushë: Do të kërkoj ndihmë

Richarlison shpërthen në lot në fushë: Do të kërkoj ndihmë

Sulmuesi i Brazilit dhe Tottenhamit, Richarlison ka thënë se do të kërkojë ndihmë psikologjike kur të kthehet në Angli pas impenjimit me kombëtaren e Selecaos.

Ai u fotografua në lot pasi u zëvendësua gjatë fitores 5-1 të Brazilit ndaj Bolivisë të shtunën.

Richarlison ka shënuar vetëm katër gola në 40 ndeshje për Spurs që kur mbërriti për 60 milionë stërlina nga Everton verën e kaluar.

“Kam kaluar një periudhë të trazuar jashtë fushës në pesë muajt e fundit”, i tha ai gazetës braziliane O Globo.

“Tani gjërat në shtëpi janë pak më të qëndrueshme. Njerëzit që mbanin një sy vetëm tek paratë e mia nuk janë më afër meje. Do të kthehem në Angli dhe do të marr ndihmë psikologjike, për të forcuar mendjen time. Për këtë bëhet fjalë, të kthehem më i fortë”.

Share This