Haradinaj: Fehmi e Xhevë Lladrovci , shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies.
Ai ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë.
“Ata u përballën bashkë me çdo sfidë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike. Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani. Fehmiu dhe Xheva vazhduan me guxim luftën çlirimtare, duke qenë shtyllë e saj deri në rënien heroike, në vendin e tyre të dashur, në Drenicë. Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë edhe bashkëluftëtarët e tyre; Shefqet Zeka dhe Fatime Hetemi. Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.