Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen në relievin malor.
“Në këtë ditë të fundit të stinës së verës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s’, njofton IHMK.