Van Dijk: Fitorja ndaj Milanit përgjigje për humbjen nga Forest

Van Dijk: Fitorja ndaj Milanit përgjigje për humbjen nga Forest

Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk thotë se fitorja ndaj AC Milan në mesjavë ishte përgjigja e duhur për humbjen e pësuare në shtëpi ndaj Nottingham Forest.

Reprezentuesi i Holandës duke folur për mediet britanike, tha se është i lumtur me fitoren në ‘San Siro’, por edhe me golin e shënuar.

“Ne e dimë se nuk kemi arritur shumë në lojën e kërkuar kundër Forest, dhe kjo dhemb”, tha Dijk, raporton RTKLive.

“Ne nuk humbasim shumë ndeshje në ‘Anfield’, kështu që ishte e pashmangshme që njerëzit të pyesnin se si do të reagonim në Milano. Dhe përveç pesë minutave të para, mendoj se ne iu përgjigjëm pyetjeve”.

“Ishte një fillim i vështirë, por mënyra se si luajtëm ishte e jashtëzakonshme”, ka theksuar ai.

“Nga perspektiva personale, ishte mirë që shënova golin tim të parë të sezonit, dhe ishte mirë që pashë të shënonte edhe Ibou Konate. Çdo fitore jashtë fushe në Ligën e Kampionëve ftohet me vështirësi, veçanërisht kundër një ekipi si Milani. Kështu që ne jemi shumë të lumtur për mënyrën se si e kontrolluam lojën dhe më pas ishte e mrekullueshme të shihje në fund të ndeshjes tifozët tanë duke festuar”, ka përfunduar mbrojtësi holandez.

Share This