Prishtina deklason Dukagjinin
Prishtina ka arritur fitore të rëndësishme në duel me Dukagjinin duke triumfuar me rezultat bindës prej 3-0.
Prishtina dhe Dukagjini u përballen të premten në Kampin Nacional në Hajvali, në ndeshjen e parë të javës së gjashtë të elitës së futbollit tonë.
Kryeqytetasit u tregun ekip shumë më mirë në duel me klinasit, duke dominuar në terren dhe duke shënuar tre gola.
Ilir Syla (20’) shënoi autogol duke kaluar Prishtinën në epërsi prej 1-0 derisa Albin Krasniqi (48’) dhe Rigon Llugiqi (69’), realizuan nga një gol për fitoren e Prishtinës prej 3-0.
Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitët në pozitën e dytë me dhjetë pikë të tubuara, kurse, Dukagjini zë vendin e shtatë më gjashtë pikë.