Pensionimi i Ronaldos? Georgina: Mund ta bëjë kur të jetë 50 vjeç
Nuk do të luajë më në një klub të madh të Evropës dhe nuk do të garojë në garat prestigjioze të UEFA-s, por në qershor të këtij viti Cristiano Ronaldo mori pjesë në Kampionat Europian me Portugalinë, duke u ndalur vetëm në penallti nga Franca në çerekfinale.
Pasi e mbylli aventurën në Euro 2024, CR7 u rikthye në Arabinë Saudite për t’iu bashkuar ekipit të tij, Al-Nassr, ndërsa në Ligën e Kombeve së fundmi i shënoi dy gola, në fitoret kundër Kroacisë dhe ndaj Skocisë.
Ylli portugez nuk e ka ndërmend të ndalet.
Me rastin e daljes së episodeve të rinj në tv Netflix “Unë, Georgina”, dedikuar gruas së tij, kanë dalë kuriozitete të reja rreth karrierës së ish-futbollistit të Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit e Juventusit.
Gjithashtu, bukuroshja argjentinase me pasaportë spanjolle foli edhe për vendimin për të zbarkuar me Saudi Pro League në vitin 2023.
“Kur Cris më tha se do të luante në Al-Nassr, u ndjeva e çliruar sepse mezi prisja të largoheshim nga Manchesteri. E dija se po na prisnin gjëra të mëdha dhe të gjithë ishim super të motivuar. Isha mjaft e lumtur për t’u transferuar në Arabinë Saudite”, deklaroi fillimisht ajo.
Georgina Rodriguez ndër të tjera foli edhe për fundin e karrierës së 39 vjeçarit, pesë herë fitues i Topit të Artë dhe pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve.
“Është e pabesueshme se si edhe sot futbolli e motivon ende si në ditën që e kam njohur. Do të japë gjithmonë gjithçka nga vetja. Kur njerëzit më pyesin se kur do të pensionohet Cristiano, unë ju them se mund të pensionohet kur të jetë 50 vjeç”, thotë Georgina duke buzëqeshur.
Natyrisht, është veç një shaka pasi Ronaldo pritet t’i vendos këpucët në gozhdë brenda 2-3 vjetësh.