Xhaka: Festova me gisht sepse më pëlqen të provokoj
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur pas fitores kundër Andorrës (3-0). Mesfushori shqiptar shënoi një gol dhe dhuroi një asistim.
Xhaka ka thënë se duhet të merrnin gjashtë pikë në këto dy ndeshje (Kosovës dhe Andorrës), por që duhet tani duhet të mbyllet kualifikimi sa më parë.
“Shpresonim të merrnim gjashtë pikë në shtator, në fund morëm vetëm katër, por ende jemi në krye dhe më e rëndësishmja është që të përfundojmë me kualifikim”, ka thënë Xhaka.
Zvicra ndryshoi sistem duke luajtur 3-4-3, që i pëlqeu Xhakës. “Kemi lojtarë për të evoluar kështu, mund të vazhdojmë me dy sisteme, duke përfshirë edhe këtë”, ka shtuar Xhaka.
Në fund ai u pyet edhe për festën me gishtin në hunë, ai është përgjigjur duke qeshur se: “Më pëlqen të provokoj”.