Renditja e re e FIFA-së, Kosova ngritët për dy pozita, Shqipëria humbet një pozitë
Është publikuar ditën e sotme renditje e FIFA-s për skuadrat kombëtare të futbollit.
Shqipëria humbet një pozicion pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Nations League.
Kombëtarja kuqezi ka zbritur në vendin e 67-të, duke humbur një pozicion krahasuar me renditjen e mëparshme.
Gjeorgjia, rivali unë në Nations League, është ngjitur me 4 pozicione dhe na ka parakaluar në tabelën e klasifikimit.
Kosova fiton 2 vende në renditje dhe tashmë qëndron në vendin e 104-t.
Nuk ka ndryshime në pjesën e lartë të klasifikimit. Kryeson Argjentina, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia (10 të parat).