City-Inter, s’ka gola në ‘Etihad’, fitojnë PSG dhe Dortmund
Kryederbi i të mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve ndërmjet Manchester Cityt dhe Interi është mbyllur pa gola, sfidë që u transmetua drejtpërdrejt në RTK.
‘Qytetarët’ dhe ‘Nerrazzurët’ u përballen në ‘Etihad Stadium’, në kuadër të xhiros së parë të këtij edicioni në elitën e futbollit evropian.
Dueli mes këtyre dy gjigantëve evropian, ka prodhuar një lojë të kënaqshme, ndonëse është pritur një sfidë më e fortë dhe me gola.
Të dy skuadrat patën rastet e tyre, sidomos skuadra angleze e cila bëri më shumë presion drejt portës së internistëve, megjithatë, rrjetat ‘heshtën’ në këtë sfidë.
Ndërkohë, PSG mezi e ka mposhtur Girona-n, me rezultat minimal prej 1-0, falë golit të Mendes (90’).
Borussia Dortmund aventurën e re në Ligën e Kampionëve e ka nisur me fitore në udhëtim tek Club Brugge, me rezultat 0-3. Gittens (76’, 86’) ishte njeriu i ndeshjes duke shënuar dygolësh, derisa Guirassy (90+5’) realizoi nga penalltia për fitoren e ‘milionerëve’ të Gjermanisë.
Fitore të thellë ka arritur edhe Celtic që shkundi Slovan Bratislava, me rezultat 5-1.
Të gjitha rezultatet: