Kurti takoi drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pritën sot në një takim të përbashkët me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë.
Përmes një njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës, thuhet se qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve drejt përmbushjes së qëllimit për shërbime të qasshme dhe cilësore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj, ishte tema e diskutimit në takimin që u mbajt në Ndërtesën e Qeverisë.
Në njoftim thuhet se kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit e bankave për kontributin e tyre në diskutimin e sotëm dhe për gatishmërinë për të ofruar shërbime bankare sa më cilësore dhe sa më të sigurta, raporton rtk.