Zhegrova: Deklarata ime u keqinterpretua, kemi nevojë për ndryshim brenda fushës së lojës
Edon Zhegrova ka reaguar lidhur me jehonën që bëri deklarata e tij pas ndeshjes Rumani-Kosovë dhe e cila sipas tii mori konotacion tjetër nga ajo çfarë ka deklaruar.
Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar.
“Duke e pas parasysh se eshte folur shume gjate oreve te kaluara, dua te sqaroj gjithe opionin, ne lidhje me nje deklarate te mbreshme pas lojes. Qellimi dhe mendimi im i vetem ka te beje me qasjen ne loje dhe formen sesi luajme e jo me ndryshime tjera, pavarisht intepretimeve qe mund t’ i behen fjaleve te mia. Une nuk kam folur dhe nuk kam aluduar per asnje moment per asnje ndryshim tjeter, pervec ndryshimit brenda fushes se lojes, ndryshim per te cilin vazhdoj te mendoj se na duhet, madje shume”, ka shkruar Zhegrova.