Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas kalendarit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kurse të hënën dhe të martën ka dëshmuar në sesion privat, dëshmitari i 85-të i Prokurorisë.
Ky dëshmitar ishte me masa mbrojtëse dhe kodi i tij në këtë proces gjyqësor është W04737.