Lajçak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh, mbetem në dispozicion

Lajçak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh, mbetem në dispozicion

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bëri të ditur se sot në Bruksel, në takime të ndara ka takuar dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre.

Lajçak, në një postim në X, ka shprehur keqardhje që në këtë takim nuk u trajtuan çështjet më urgjente në një format trepalësh.

“Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak në X, pas përfundimit të takimit në Bruksel, raporton rtk.

Share This