Shpërblimet e UEFA-s, sa fitojnë skuadrat pjesëmarrëse në Champions
Gjithçka është gati për Ligën e Kampionëve, e cila nis me një format të ri dhe disa veçori të reja.
Midis tyre janë edhe shpërblimet. UEFA do të ofrojë pothuajse 2.5 miliardë euro (për të qenë të saktë 2.437) të cilat do të ndahen mes 36 skuadrave pjesëmarrëse në këtë garë.
Gara më e rëndësishëm evropian për klube është rinovuar me një format të ri, i cili përfshin një grup të vetëm ku do të marrin pjesë 36 skuadra, 4 më shumë se në edicionet e fundit. 8 më të mirat do të kualifikohen për në fazën e 1/8-ve, ndërsa nga vendi i 9-të deri në 24-t do të luajnë play-off.
Secili nga 36 klubet e kualifikuara në fazën e grupeve do të marrë 18.62 milionë euro (një rritje në krahasim me edicionin e mëparshëm që ishte 15.64 milionë).
Për të 8 ndeshjet e fazës së grupeve do të jepen bonuse në bazë të rezultateve, 2.1 milionë për çdo fitore dhe 700 mijë euro për çdo barazim.
Ekziston një bonus i lidhur me renditjen e fazës së grupeve, ku çdo klub do të marrë një shumë në bazë të pozicionit të tij në tabelë.
Skuadrat që kualifikohen në fazën e eliminimit do të marrin çmimet e mëposhtme:
Kualifikimet e Play-Off-it: 1 milion euro për ekip
Kualifikimi në 1/8 e finales: 11 milionë euro për ekip
Kualifikimi në çerekfinale: 12.5 milionë euro për ekip
Kualifikimi për në gjysmëfinale: 15 milionë euro për ekip
Kualifikimi në finale: 18.5 milionë euro për ekip
Fitorja në finale: 6.5 milionë euro.