Motta: Më pëlqen formati i ri i Ligës së Kampionëve
Juventusi aventurën e re në Ligën e Kampionëve e nis sonte para tifozëve të saj në duel me PSV Eindhoven, ndeshje që nis në orën 18:45.
Elita e futbollit evropian nis me sistemin e ri të garave. Një grup i vetëm prej 36 skuadrash, secila prej të cilave do të luajë tetë ndeshje (katër në shtëpi dhe po aq jashtë). Tetë më të mirët e renditur në këtë renditje të re të vetme do të kualifikohen për në raundin e 16-shes, ndërsa ata që vendosen midis 9-të dhe 24-të do të duhet të përballen me play-off-in.
Trajneri i torinezëve, Thiago Motta thotë se e pëlqen formatin e ri të Ligës së Kampionëve. Sipas tij, ky format jep mundësinë e përballjes me skuadra të ndryshme.
“Më pëlqen formati i ri i Ligës së Kampionëve. Do të përballemi me shumë skuadra të ndryshme, është stimuluese sepse mund të njohim dhe studiojmë diçka ndryshe nga ajo që kemi bërë deri më tani”, ka thënë Motta.
Ai shpreson se skuadra e tij do ta nis me fitore sezonin e ri në garën më të madhe evropiane.