I kërkuari për `përgatitje të veprave terroriste` dorëzohet në Polici
Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarresti për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave terroriste”.
Policia bënë të ditur se ai kërkohej për rastin e datës 9 nëntor 2016, derisa u dorëzua të hënën në Prishtinë.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim, raporton rtk.