U21: Kosovë – Gjermani, publikohen formacionet zyrtare
Kosova U21 do të përballet sonte me Gjermaninë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.
Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 19:00.
Për “Dardanët” do të jetë kjo ndeshja e tretë në Grupin D. Të udhëhequrit e Afrim Tovërlanit triumfuan ndaj Estonisë në qershor, kurse pësuan humbje ndaj Polonisë para katër ditësh.
Kosova U21 është e dyta në grup me tri pikë, aq sa ka edhe Polonia U21 si lidere, por me një ndeshje më pak.
Në anën tjetër, për Gjermaninë U21 ndeshja e sotme do të jetë e para në këtë fushatë kualifikuese.