Mbappe: Në Madrid erdha për të përjetuar netët e Champions-it

Mbappe: Në Madrid erdha për të përjetuar netët e Champions-it

Ylli francez i Real Madridit, ka thënë se është i kënaqur me formën që po kalon në sezonin e tij të parë tek gjiganti spanjoll.

Ish-sulmuesi i PSG-së bëri paraqitje mjaft të mirë në duel me ‘Los Blancos’ në fitoren ndaj Real Sociedadit (2-0).

Mbappe, i cili shënoi një gol në fitoren ndaj Sociedadit, tha se fitorja kundër Sociedadit nuk ishte e lehtë. Mbappe beson se Reali do të vazhdojë me fitore edhe në duelet e radhës.

“E dinim se ndeshja do të ishte e vështirë dhe në fund fituam. Vuajtëm pak sepse luajtëm kundër një ekipi të mirë. Duhet të vazhdojmë të fitojmë për të arritur objektivat tona”, ka thënë Mbappe për ‘LaLiga TV’.

Pas fitores ndaj Socedadit, tashmë Reali nis aventurën e re në Ligën e Kampionëve.

Mbappe thotë se është transferuar në Madrid për të përjetuar netët magjike të Champions-it.

“Erdha në Madrid për të përjetuar këto lloj netësh, siç thashë në ditën e parë. Jam i fokusuar, duam një fitore për ta nisur mirë edhe këtë Champions League, e cila ka ndryshuar me këtë format të ri”, ka theksuar reprezentuesi francez.

Share This