Gjithçka gati për ndeshjen Rumani-Kosovë, janë shitur mbi 20 mijë bileta

Gjithçka gati për ndeshjen Rumani-Kosovë, janë shitur mbi 20 mijë bileta

Romunët dhe Dardanët do të ndeshen sonte në stadiumin Nacional të Bukureshtit, sfidë kjo që do të luhet në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.

RTKlive ishte në hotelin ku janë vendosur Dardanët , ndërsa atmosfera është jashtëzakonisht e mirë pak orë para duelit me rumunët, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për kualifikimin në Evropianin e ardhshëm.

Mediet rumune raportojnë se rreth 20 mijë bileta janë shitur për këtë ndeshje.

Ndeshja Rumani-Kosovë fillon në orën 20:45.

Share This