Këshilltari i Kurtit ‘sulmon’ Haradinajn: Ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi
Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, akuzuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajn, se “ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi” duke e shtjelluar për gjoja të parapëlqyer si kryeministër nga Serbia.
Logjikë ala Ramush: Vuçiqi po do me i shërby Kosovës, por po e pengon Albini që po i shërben Serbisë. Prandaj, që të mund t’i shërbejë Kosovës, Vuçiqi po kërkon ta ketë kryeministër të Kosovës Ramushin në koalicion me Listën serbe, dhe pastaj se me LDK-në apo PDK-në, s’ka rëndësi. Po pse Ramushin? Ndoshta sepse derisa i dha territor Malit të Zi i jep edhe Serbisë, dhe kështu, ndryshe nga Kurti, e shkatërron Serbinë”, ka shkruar Feraj në “Facebook”.