Kryemjeshtri i xhudos feston ditëlindjen me pesë medalje olimpike
Trajneri më i suksesshëm kosovar, Driton Kuka, sot feston ditëlindjen e 53-të.
Kuka është një trajner ikonë për shtetin e Kosovës, i cili i solli pesë medalje olimpike vendit tonë së bashku me xhudistet kosovare.
Ai ka një vlerë të veçantë në suksesin e xhudisteve ku nuk u ndal së punuari me to deri në arritjen e qëllimeve.
Kuka ka 3 medalje të arta olimpike, një të argjendtë dhe një të bronztë në karrierën e tij si trajner.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të vazhdoj edhe më tutje punën për atdhe.
“Ditëlindjen sivjet po e festoj me 5 medalje Olimpike në ekipin tonë. Do vazhdojmë tutje, me punë e përkushtim për atdhe”, ka shkruar Kuka.