Barça ka refuzuar 250 milionë euro për Yamal
Lamine Yamal aktualisht është një prej futbollistëve më të mirë në botë.
17-vjeçari kishte një sezon fantastik me Barcelonën, derisa gjatë verës arriti të shpallet Kampion Evropian me kombëtaren e Spanjës.
Skuadra e PSG-së ishte e interesuar për transferimin e tij si zëvendësues i Kylian Mbappes, por Barcelona ka refuzuar ofertën e tyre.
E sipas agjentit të Dani Olmos, Andy Barra, klubi katalanas ka refuzuar plotë 250 milionë euor nga PSG-ja, për Lamine Yamal.
“E di që Barcelona hodhi poshtë një ofertë të madhe prej rreth 250 milionë euro për Lamine Yamal nga PSG”, deklaroi Barra.
Ai foli edhe për transferimin e tij te Barcelona dhe arsyet që vendosi të kthehet te blaugranët.
“Ne kishim shumë oferta, nga të cilat 3 ose 4 ishin nga klube të mëdha. Dani donte të kthehej te Barça”, shtoi agjenti i Olmos.
“Ne kishim ndjenjën se Barça ishte vendi i përsosur për të, unë u përpoqa fort që transferimi të finalizohej. Olmo gjithashtu donte të shkonte në shtëpi”, shtoi ai.