Ademi takon lojtarët e rinj: Ky brez është gati të shkëlqejë në Kombëtare

Ademi takon lojtarët e rinj: Ky brez është gati të shkëlqejë në Kombëtare

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pak para ndeshje me Rumaninë, ka takuar lojtarët e rinj që tashmë janë pjesë e Dardanëve.

Ademi përmes rrjeteve sociale, ka thënë se ky brez i ri është gati të shkëleqjë në Kombëtaren tonë.

Ky është postimi i Ademit:

Ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare!

Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht!

Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës!

#BashkëPërFutbollin

Share This