Sonte Rumani-Kosovë, Dardanët synojnë fitore

Sonte Rumani-Kosovë, Dardanët synojnë fitore

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte përballët me Rumaninë në stadiumin Nacional në Bukuresht. Rumunët dhe Dardanët do të ballafaqohen në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.

Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me rumunët.

Kosova në këtë ndeshje vjen pas barazimit me Zvicrën tri ditë më parë në Prishtinë.

Atmosfera në taborin e skuadrës kosovare është mjaft e mirë në prag të duelit me rumunët, sfidë në të cilën Kosova synon rezultat të favorshëm.

Trajneri i Kombëtares, Primoz Gliha mbrëmë në konferencën për media është shprehur i bindur se të besuarit e tij, do të kenë paraqitje të mirë në këtë duel.

Stadiumi Nacional në Bukuresht pritet të jetë i stërmbushur më tifozë rumunë pasi që për Rumaninë kjo ndeshje është tejet e rëndësishme në garën për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.

Kujtojmë se edhe rumunët në këtë ndeshje vijë pas barazimit në shtëpi kundër Izraelit.

Ndeshja Rumani-Kosovë nis në orën 20:45.

Share This