Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat në rënie
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar.
Reshje bore ne Alpe. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 14/18°C
Zonat e ulëta 18/23°C
Zonat bregdetare 19/22°C.