Në vërshimet e vitit 2002 janë goditur pjesë në perëndim të shtetit, duke vrarë 17 njerëz dhe duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha sesa më 1997.
Në qytetet e rajonit të Moravisë janë vendosur barriera kundër vërshimeve, dhe janë përgatitur thasë me rërë.
Kanali televiziv austriak ORF, ka thënë se reshjet e mëdha mund të ndikojnë që niveli i ujit të lumit Danub të shënojë rritjen më të madhe në pesë apo 10 vjetët e fundit.
Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të mërkurën se ushtria është gati për të angazhuar 1.000 ushtarë përgjatë fundjavës, nëse ka nevojë.
Edhe ushtria sllovake dhe zjarrfikësit janë në gjendje gatishmërie për të reaguar.
Nëse parashikimet për Sllovakinë dalin të vërteta, reshjet e shiut do të jenë edhe më intensive sesa ato të vitit 2013, të cilat, atëbotë, janë konsideruar si diçka që ndodh një herë në 1.000 vjet. /REL