Rroga dhe shpërblime të papaguara, Mbappe dërgon PSG-në në gjykatë
Vijon të mos marrë zgjidhje çështja e Mbappe në shtëpinë e Paris Saint-Germain.
Liga Profesionale Franceze e Futbollit (LFP) ka urdhëruar klubin kampion të paguajë 55 milionë për lojtarin, për të shlyer pagat dhe shpërblimet e papaguara gjatë sezonit të kaluar.
Mbappe nuk do të qëndrojë “duarkryq”, pasi me siguri, sipas asaj që shkruajnë mediat, ai do t’i drejtohet gjykatës së punës.
Sulmuesi i njohur ka gjetur përfaqësuesit e duhur për këtë çështje dhe shumë shpejt do të ketë një lëvizje.