Arrestohet i dyshuari serb për krime lufte në Istog
Është arrestuar i dyshuari i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘krimi i luftës kundër popullsisë civile’.
“I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në Komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile”, thuhet në komunikatën e policisë.
Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.