Kurti për aktakuzën për sulmin në Banjskë: Më mirë vonë se kurrë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale për sulmin në Banjskë.
Kryeministri i vendit ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën. Por, ai është shprehur i bindur se aktakuza ka mundur të ngrihet shumë më herët.
“Nuk e kam parë ende aktakuzën, por jam i bindur që ka mundur të ngritet shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Por siç thotë populli më mirë vonë se kurrë. Duhet ta shohim përmbajtjen e saj. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht kudo që ndodhemi, e kam thënë edhe në Bruksel herën e fundit që isha, që Radoiçiqi duhet t’i dorëzohet autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë, Banjska është në Zveçan të Kosovës”, ka theksuar ka thënë Kurti, raporton rtk.
Kurti ka insistuar që duhet të dorëzohet kryekrimineli serb, Milan Radojiçiq, pasi akti është kryer në Republikën e Kosovës.
Dje Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzës për 45 persona të përfshirë në sulmin e Banjskës të Zveçanit.