Trepça ripërsërit suksesin, fiton Superkupën ndaj Sigal Prishtinës
Trepça është fituesja e Superkupës së Kosovës në basketboll, pas triumfit bindës ndaj Sigal Prishtinës.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Sezai Surroi”, Trepça fitoi me rezultat 89-73.
Kryeqytetasit arritën që ta fitonin çerekun e parë dhe të fundit, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta fituar sfidën.
Çerekun e parë, Sigal Prishtina e fitoi me rezultat 15-14, teksa Trepça çerekun e dytë e fitoi me rezultat 19-26, kurse të tretin “Minatorët” e fituan me rezultat 17-22, teksa çereku i fundit i takoi sërish Trepçës, të cilin e fituan me rezultat 22-27, raporton KlanKosova.
Trepça, Superkupën e Kosovës në basketboll e pati fituar edhe vitin e kaluar, pasi në finale e pati mposhtur Pejën në Suharekë me rezultat tejet të ngushtë, 78-76.