Balotelli nxjerr veten në “treg”: Do të doja të firmosja me…
Pa ekip, Mario Balotelli aktualisht po stërvitet në Castegnato, në provincën e Brescia, në pritje të një mundësie të mirë për ta vazhduar karrierën.
SuperMario, i cili ditët e fundit thuhet se ka refuzuar një klub indian, po stërvitet me mikun e tij të përjetshëm Simone Ghezzi.
“Unë jam këtu, sepse është puna ime. Futbolli është jeta ime, dua të jem gati,” tha ai për La Repubblica, para seancës së radhës stërvitore.
34-vjeçari ka mbetur pa ekip që nga korriku, kur i skadoi kontrata me Adana Demirsport. Sezoni i tij i fundit në Turqi, me 16 ndeshje dhe 7 gola, përfundoi me dënim disiplinor, çka e detyroi të humbiste dy sfidat e fundit të kampionatit.
Tashmë, pas bredhjeve të gjata nëpër Europë, sulmuesi i lindur në vitin 1990 shpreson të qëndrojë në Itali: Do të doja shumë të qëndroja në Italia këtë herë.
Më shumë se 200 gola në karrierën e tij, Balotelli ka shënuar gjithashtu 14 herë me fanellën e kombëtares. Emri i tij kthehet periodikisht në modë, kur sulmi i Italisë është në vështirësi: Ajo që ka rëndësi për mua është të rikthehem të luaj futboll. Nuk mendoj më për kombëtaren.