Mirlind Daku shënon gol të bukur për Shqipërinë
Sulmuesi kosovar Mirlind Daku ka shënuar gol për ngritur epërsinë e Shqipërisë në 2-0 kundër Polonisë.
Kuqezinjtë dhe polakët po luajnë në ‘Air Albania’ e stërmbushur në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për EURO 2024.
Daku (63’), i sapo futur në lojë ia del të shënon një gol të bukur duke dyfishuar avantazhin e Shqipërisë në 2-0.
Kjo është ndeshja e dytë e sulmuesit kosovar në fanellën e Kombëtares shqiptare.