Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Poloni
Kombëtarja shqiptare në futboll, pas një orë në ‘Air Albania’ do të përballet me Poloninë.
Kuqezinjtë dhe polakët ballafaqohen në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për EURO 2024.
Shqipëria në duel me Poloninë hyn pas barazimit kundër Çekisë, dhe në duel me polakët synon fitore në një sfidë të jetë të rëndësishme për të dy skuadrat në garën për të siguruar një vend që çon në ‘Gjermania 2024’.
Shqipëria aktualisht ndodhet në vendin e dytë me shtatë pikë të tubuara, një më shumë së Polonia, derisa grupin e kryeson Çekia më tetë pikë të tubuara.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, brazilian Sylvinho ka bërë vetëm dy ndryshim në formacionin bazë në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Republikës Çeke, duke futur Mryto Uzunin në vendin e Taulat Seferit dhe zëvendësuar Etrit Berishën me Thomas Strakoshën.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Cikalleshi, Uzuni.
Polonia: Szczesny; Kaminski, Bednarek, Kedziora, Cash; Kiwior, Zielinski, Szymanski, Krychowiak; Bereszynski, Lewandowski.
Ndeshja Shqipëri-Poloni nis në orën 20:45.