Përfundon peticioni me 13 mijë nënshkrime, kërkohet ligj për parandalimin e vetëvrasjes
Mbi 13 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin i cili kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të miratojnë Projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes.
Me këtë rast, peticioni me nënshkrime të qytetarëve është dërguar në Kuvend, teksa u hodhën kritika në drejtim të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për “qasje jo serioze”, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i “Linjës së Jetës”, Bind Skeja, tha se me rastin e ditës ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjes kanë përfunduar me sukses këtë peticion.
Andaj, kërkoi nga ligjvënësit që ta përpilojnë projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes.