Prishtina në finalen e madhe të Superkupës, mposht Pejën
Sigal Prishtina është skuadra e parë finaliste e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Bardhekaltrit në gjysmëfinale kanë shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 91:80 (25:30, 22:16, 19:21, 25:13).
Ndeshja në fakt ishte e baraspeshuar për 30 minuta, por në çerekun e fundit dhe vendimtar, bardhekaltrit ishin më të mirë për të triumfuar 91:80, ku e pret në finale fituesin e ndeshjes Trepça-Golden Eagle Ylli, që zhvillohet nga ora 20:00.
MVP i ndeshjes ishte Damire Burns i Sigal Prishtinës me 15 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime.