Pioli në Arabinë Saudite?
Italiani Stefano Pioli raportohet se zejen e trajnerit do ta vazhdojë në Arabin Saudite.
Sipas faqes së specializuar Al Nassr Zone, ish-trajneri i Milanit pritet të zëvendësojë së shpejti Luis Castron në stolin e Al Nassr.
Negociatat mes dy palëve raportohet se po shkojnë mjaft mirë dhe duket se shumë shpejtë italiani do të marrë drejtimin e klubit të njohur arab.
Pioli i kishte dhënë fund aventurës së tij te Milani në fund të sezonit të kaluar pas pesë vitesh.
Italiani, i cili kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane, siç raportohet do të marr ‘timonin’ e Al Nassr.