Reagon Afrim Muçiqi pas përjashtimit të Zhegrovës, Muriçit e Muslijës: E kam një pyetje
Ish futbollisti Afirm Muçiqi dhe vite me radhë ishte nënkryetar i klubit të futbollit Prishtina, e ka mirëpritur vendimin e selektorit të kombëtares së Kosovës, Franco Foda.
Muçiçi tha se është vendim i vonuar por i qëlluar për përjashtimin e futbollistëve Edon Zhegrova, Florent Muslija e portierit Arijanet Muriç.
“Absolutisht vendim i qëlluar, sepse ngjyrat e kombëtares së Kosovës, ngjyrat e shtetit duhet të mbrohen në fushë dhe jo në diskotekë, pavarësisht respektit për Zhegrovën, Aronin e Muslijën.
Kosova është më e madhe se të gjithë ne të tjerët”, thotë Muçiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.