Mallorca çon në qiell Muriqin pas dygolëshit kundër Zvicrës
Sulmuesi Vedat Muriq ishte hero i barazimit të Kosovës me Zvicrën.
‘Dardanët’ falë dygolëshit të Muriqit morën një pikë në duel me zviceranët (2-2), mbrëmë në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Klubi spanjoll, Mallorca përmes rrjeteve sociale, ka lavdëruar yllin e tyre.
“Çmenduri në Kosovë. Dygolësh i Muriqit dhe barazim në Shtëpi”, ka shkruar klubi spanjoll.
Kujtojmë se Muriqi është lojtari kryesor tek Mallorca.