Southgate: Nëse nuk fiton dot, të paktën duhet të marrësh një pikë!

Southgate: Nëse nuk fiton dot, të paktën duhet të marrësh një pikë!

“Nëse nuk mund të fitosh, është më mirë të marrësh një pikë”, kështu e nisi konferencën për mediet trajneri i Anglisë Gareth Southgate, pas barazimit 1-1 të ekipit të tij ndaj Ukrainës, në kualifikueset e EURO 2024.

Më tej tekniku i “Tre Luanëve” shtoi se skuadra e tij nuk krijoi shumë raste për gol.

“Ne e kontrolluam lojën, por nuk krijuam aq shumë raste gol. Kur kjo ndodh është më mirë të marrësh një pikë, është e rëndësishme për kualifikimin. Pas golit dolëm mirë, menduam se mund ta fitonim, por nuk mund të krijonim shumë rreziqe”, shtoi Southgate.

Share This